Korçë/ Gruaja lyen veten me benzinë dhe i vë flakën vetes, hidhet nga ballkoni për të shpëtuar

Korçë/ Gruaja lyen veten me benzinë dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Një 49-vjeçare është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes dhe shtëpisë.

Në tentativë për të shpëtuar ajo është hedhur nga ballkoni i shtëpisë që po digjej.

Ajo është transportuar me urgjencë në spital ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit