VIDEO/ Korçë, policia niset për kanabis, por... gjen një arsenal me armë

VIDEO/ Korçë, policia niset për kanabis, por……

Policia e Kolonjës dhe ajo e Korçës, u nisën sot për një operacion antikanabis në fshatin Radovickë.

Operacioni ishte i koduar me emrin e këtij fshati.

Ata kontrolluan shtëpinë e shtetasit D.B., për të cilin kishin informacion se, kultivonte bimë narkotike.

Por, përtej disa rrënjëve të kanabisit, zbulimi i policëve qe më i madh.

36-vjeçarit D.B., i’u zbuluan brenda në shtëpi, një tufë me automatikë: 3 kallashnikovë, 1 pushkë dhe 3 karikatorë me fishekë.

Atij i’u vunë menjëherë prangat dhe i’u komunikuan dy akuza: “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit