Korçë/ Vaksinohen 150 bluza të bardha të spitalit të Korçës

Korçë/ Vaksinohen 150 bluza të bardha të…

Procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në qytetin e Korçës ka nisur sot. Dosja.al ka mësuar se është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët, të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid-19, e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.

Sot, në ditën e parë të procesit do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korçës dhe të qendrave shëndetësore. Gjithsej në këtë qark, pritet të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha. Procesi i vaksinimit po kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve.

E para që është vaksinuar ka qenë infermierja Zyljana Muhaxhiri.

Vaksinimi i bluzave të bardha ka përfunduar në qarkun e Shkodrës, ndërsa vijon ende në Tiranë, Vlorë e Fier. Gjithashtu janë vaksinuar disa personalitete të moshës mbi 80 vjeç, e disa të tjerë të moshuar, që jetojnë në azile. Në total në Shqipëri janë vaksinuar 11,136 persona kanë marrën dozën e parë të vaksinës antivCOVID nga Pfizer.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit