Kore, pikturat në rrugë shfaqen vetëm kur bie shi

Kore, pikturat në rrugë shfaqen vetëm kur…

Një ekip dizajnerësh në Korenë e Jugut ka gjetur një mënyrë për t’i bërë më të gëzuara ditët e zymta dhe me shi. Ata kanë lyer rrugët e qytetit.

Në qendër kanë pikturuar murale të mëdha në trotuar të cilat shfaqen vetëm kur bie shi. Programi i tyre i veçantë titullohet ‘Project Monsoon’.

Sipas mediave emri u krijua për sezonin e musoneve, kur bie shi për një periudhë prej më shumë se 3 javësh. Artistët përdorin ngjyra të veçanta që mbeten të padukshme kur nuk bie shi.

“Duam t’i mbushnim rrugët me ngjyra, sidomos kur bie shi. Ditët me shi këtu në Seul nuk janë më dëshpëruese”, thonë ata.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit