Korea e Veriut teston sistemet bërthamore nënujore

Korea e Veriut teston sistemet bërthamore nënujore

Korea e Veriut ka deklaruar se ka kryer një test me sukses të sistemeve të saj të armëve bërthamore nënujore në kundërpërgjigje të stërvitjeve ushtarake nga SHBA, Korea e Jugut dhe Japonia këtë javë. Droni nënujor i cili supozohet se mund të mbajë një armë bërthamore u testua në brigjet lindore.

Nuk ka asnjë provë tjetër të testeve që po kryheshin dhe Seuli tha se përshkrimet e Koresë së Veriut për aftësinë e dronëve ishin të ekzagjeruara. Korea e Jugut ka quajtur testet e raportuara një provokim.

“Kjo kërcënon paqen në Gadishullin Korean dhe paqen në botë. Nëse Korea e Veriut na provokon drejtëpërdrejtë ne do t’i përgjigjemi në mënyrë dërrmuese me parimin e veprimit të menjëhershëm, të fortë dhe përfundimtar.” – ka deklaruar Ministria e Mbrojtes e Koresë së Jugut.

Korea e Veriut ka pretenduar edhe më parë testime të sistemeve të saj “Haeil-5-23”, por incidenti i fundit vjen pasi Korea e Veriut ka rritur veprimet ushtarake javët e fundit. Të dielën Korea e Veriut pretendoi se kishte vendosur një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi me karburant të ngurtë.

Udhëheqësi i Penianit Kim Jong Un, ka qenë gjithnjë e më agresiv në politikat dhe retorikën e tij duke i dhënë fund disa marrëveshjeve që synonin ruajtjen e paqes në muajt e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit