Koreja e Jugut po paguan 'të rinjtë e vetmuar' 500 dollarë në muaj për t’u socializuar

Koreja e Jugut po paguan ‘të rinjtë…

Disa të rinj të Koresë së Jugut janë kaq të vetmuar, saqë qeveria po ofron t’i paguajë ata për të “rihyrë në shoqëri”. Ministria e Barazisë Gjinore dhe Familjes njoftoi këtë javë se do të sigurojë rreth 500 dollarë në muaj për të izoluarit socialë, në një përpjekje për të mbështetur “stabilitetin e tyre psikologjik dhe emocional dhe rritjen e shëndetshme”, raporton CNN.

Rreth 3.1% e koreanëve të moshës 19 deri në 39 janë të rinj të vetmuar që jetojnë në një hapësirë të kufizuar, të shkëputur nga bota për më shumë se një periudhë të caktuar kohore dhe kanë vështirësi të dukshme për të jetuar një jetë normale”, thuhet në raportin e ministrisë, duke cituar Institutin Korean për Shëndetin dhe Çështjet Sociale.

Sipas ministrisë, faktorë të ndryshëm mendohet të jenë bërë shkak për vetminë e tyre, duke përfshirë vështirësitë financiare, sëmundjet mendore, problemet familjare ose sfidat shëndetësore.

Masat e reja synojnë në mënyrë specifike të rinjtë si pjesë e Aktit më të madh për Mbështetjen e Mirëqenies së Rinisë, i cili synon të mbështesë njerëzit jashtëzakonisht të tërhequr nga shoqëria, si dhe të rinjtë pa kujdestar ose mbrojtje shkollore, të cilët janë në rrezik të delikuencës.

Ndihma mujore do të jetë e disponueshme për të rinjtë e vetmuar të moshës 9 deri në 24 vjeç, të cilët jetojnë në një familje që fiton nën të ardhurat mesatare kombëtare, e përcaktuar në Korenë e Jugut si rreth 4,165 dollarë në muaj për një familje me katër persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit