Koreja e Veriut zgjeron prodhimin e uraniumit, mund të rritet prodhimi i armëve bërthamore me 25%

Koreja e Veriut zgjeron prodhimin e uraniumit,…

Disa imazhe të reja satelitore të marra nga CNN zbulojnë se Koreja e Veriut po zgjeron prodhimin e uraniumit për armë bërthamore, të cilat pritet që të rrisin prodhimin me 25% thonë ekspertët. Kompania komerciale e imazheve Maxar ka pamje që tregojnë se ndërtimi është duke u zhvilluar në një fabrikë të pasurimit të uraniumit të vendosur brenda kompleksit të objektit të kërkimit bërthamor Yongbyon, të cilat mund të sjellin rritje të kapaciteteve me 25%.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Mbrojtjes, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe CIA të gjithë nuk pranuan të komentojnë lajmin për CNN.

Shenjat se Koreja e Veriut po lëviz drejt rritjes së prodhimit të këtij materiali bërthamor janë gjithashtu në përputhje me vlerësimet e inteligjencës amerikane në lidhje me angazhimin e vendit ndaj programit të armëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit