Koreografja reagon ashpër: Gratë lodhen gjithë ditën, burrat u kërkojnë seks në darkë

Koreografja reagon ashpër: Gratë lodhen gjithë ditën,…

Emancipimi i gruas, pas 30 viteve demokraci, thuhet se nuk është arritur ende. Burrat shqiptarë ruajnë nën lëkurën e tyre zakonet dhe qejfet e të parëve për ta trajtuar gruan si shërbëtore. E nëse kjo e fundit ka ka kaluar një ditë të lodhshme, aq sa dëshira e saj seksuale është shuarë për një natë, shpesh ato duhet të kënaqin tekat e bashkëshortëve.

Në këtë diskutim të gjatë zhvilluar në emisionin  “Abc e Pasdites”, disa nga figurat më të njohura të grave të ekranit, kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj këtij fodullëku të burrave shqiptarë. Koreografja Linda Kalemi tregon se pikërisht nga ky fenomen ka shpëtuar veten duke larguar burrin nga shtëpia. Sot ndihet  më e qetë dhe ka ngritur një kauzë kombëtare.

“Nuk ka të drejtë një burrë shqiptar të hyjë në dyshek tek gruaja në kohën që është e lodhur dhe po fle gjumë, nëse ka punuar, ka ushqyer fëmijët, nuk ka të drejtë të hyj në dyshek në dy të natës pasi ka parë televizion apo ka pirë birra me shokët, dhe fillon të prek sepse është momenti që do të ndjehet i lumtur. Nëse nuk respektohen ndjenjat e secilit e sidomos gruaja.

Unë shikoj se sa toksike paskam qenë unë. Dhe unë kisha këtë mo, do mbaja 10 burra si ai që kisha, që e largova sepse me dukej toksik, e përzura i thashë ik se nuk dua më se grindemi, në fakt unë e doja dhe nuk doja të ndahesha. Por mbase isha dhe unë toksike për të. Prandaj eja ti zgjedhim me themel këto gjëra.

Pasi hoqja “helmin”, toksiken nga shpia, unë jam futur në një kazan me helm 20 vjet e ndarë, po ta kisha kuptuar do mbaja 10 burra si ai, këtu i jap mesazh grave mos shëmbni familje shikoni tek vetja , përse  burri del jashtë pi birrë me shokët dhe jo me mua”- tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit