Korona në Itali, vijon rritja e rasteve të reja

Korona në Itali, vijon rritja e rasteve…

Autoritetet italiane kanë publikuar bilancin ditor të COVID-19.

Në shtetin fqinjë janë 629 raste të reja të konfirmuara gjatë ditës së fundit, por fatmirësisht vetëm katër vik*tima. Gjithsesi numri i rasteve vijon të jetë më i larti që nga muaji qershor dhe gati 60 më shumë se një ditë më parë.

Numri total i rasteve aktive është 14 406.

Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 764 të shëruar, ndërsa vetëm 55 persona janë në terapi intensive në të gjithë vendin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit