Koronavirus edhe në Dogana, te Drejtoria qendrore tre punonjës rezultojnë pozitiv

Koronavirus edhe në Dogana, te Drejtoria qendrore…

Administrata shtetërore është kthyer në kohët e fundit në vatrën kryesore të përhapjes së korona-virusit në vend, ku numrin më të lartë e ka mbajtur QSUT-ja dhe kryeministria.

Asnjë masë nuk po vijon të merret për dizinfektimin e institucioneve dhe ruajtjen e personelit, por drejtuesit mjaftohen vetëm me afishimin e njoftimeve të MSh-së, për përdorim të maskave dhe dorezave, si dhe nuk harrojnë postulatin “lani duart me sapun”.

Së fundi mësohet se, në hartën e institucioneve që po shpërndajnë korona-virus masivisht ka hyrë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Sipas “FaxNews TV” raportohet se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 tre punonjës në Drejtorinë e Doganave. Ende nuk dihet se nga kush janë infektuar.

Kujtojmë që Tirana është qyteti më i prekur nga korona-virusi. Shumë institucione janë mbyllur pasi janë shënuar infektime. Nuk dihet se çfarë do të ndodhi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, por punonjësit mësohet se janë vetë karantinuar./Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit