Koronavirus prek bashkinë e qytetit turistik shqiptar, tre të infektuar

Koronavirus prek bashkinë e qytetit turistik shqiptar,…

Në vendin tonë në 24 orët e fundit u regjistruan 78 raste të reja me Covid-19. Pasi janë konfirmuar 4 raste të reja në Gjirokastër, bëhet me dije se janë infektuar edhe 3 nga punonjësit e Bashkisë Gjirokastër.

Një ish-zyrtar i pushtetit vendor i cili para disa ditësh kishte shkuar në zyrat e bashkisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Janë marrë 20 tamponë për punonjës të Bashkisë, të cilët u dyshuan si kontakte të personave të infektuar, ku 3 prej tyre rezultuan pozitivë.

Personat e infektuar janë karantinuar në banesat e tyre, ku do të qëndrojnë për 14 ditë.

Punonjësit nuk janë shtruar në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore rezulton mirë./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit