Koronavirusi do të shkaktojë një valë të madhe emigracioni

Koronavirusi do të shkaktojë një valë të…

Kreu i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se kriza e koronavirusit mund të shkaktojë valë të mëdha emigracioni pasi të hapen kufijtë.

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), Jagan Chapagain, tha se ai ishte thellësisht i shqetësuar për efektet dytësore të pandemisë, pasi mbyllja e kufijve dhe kufizimet Covid-19 kanë shtyrë miliona njerëz në varfëri.

“Gjithnjë e më shumë po shohim në shumë vende ndikimet në jetesën krizën e urisë”, tha ai në një intervistë për mediat franceze.

“Shumë njerëz tashmë janë përballur me zgjedhjen e rrezikimit të ekspozimit ndaj koronavirusit të ri ose të vdesin urie, duke u detyruar të shkojnë në punë”, tha Chapagain, duke paralajmëruar se dëshpërimi mund të ketë pasoja të largëta.

“Ajo që ne dëgjojmë është se shumë njerëz që po humbasin shpresën në vendin e tyre dhe pasi të rifillojë hapjen totale e kufijve, do të ndjehen të detyruar të lëvizin”, paralajmëroi ai, ndërsa shtoi: “Ne nuk duhet të befasohemi nëse ka një ndikim të madh në emigrimin në muajt dhe vitet e ardhshme.”

Chapagain bëri thirrje për ndihmë të menjëhershme për të lehtësuar dëshpërimin e njerëzve dhe paralajmëroi se migracioni i shtuar do të rezultojë në “tragjedi të shumta gjatë rrugës”, përfshirë vdekjet në det, trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin.

“Kostoja e mbështetjes së emigrantëve, gjatë tranzitit dhe natyrisht kur ata arrijnë në vendin e destinacionit, është thelbësore,” tha ai.

Chapagain gjithashtu dënoi përpjekjet në disa vende për të siguruar vaksinat për njerëzit e tyre së pari: “Virusi nuk njeh kufij, kështu që është shumë dritëshkurtër të mendosh që nëse vaksinoni popullin tuaj, por i lini të gjithë të tjerët pa vaksinim, do te jeni akoma të sigurt”, tha ai./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit