Koronavirusi i merr jetën një 33-vjeçareje me sindromën down, 11 urgjenca vetëm sot te Infektivi

Koronavirusi i merr jetën një 33-vjeçareje me…

Një vajzë e re ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri.

Një 33-vjeçare, që vuante dhe nga sindroma down, nuk ia ka dalë dot në betejën e saj me virusin.

Ndërkohë, ka ndërruar jetë edhe një 60-vjeçar, që ishte shtruar po në Infektiv.

Lajm i keq është fakti se vetëm paraditen e sotme, ka pasur 11 urgjenca që kanë mbërritur në Infektiv, mes tyre edhe mosha të reja.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit