Koronavirusi i merr jetën një punonjësi shëndetësor në Maqedoni

Koronavirusi i merr jetën një punonjësi shëndetësor…

Një farmacist nga rajoni i Strugës është viktima e parë nga koronavirusi të një punonjësi shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se bëhet fjalë për Petar Mojsoski, nga fshati Podgorcë, i cili ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet me situatën më të rënduar të COVID-19 në rajon. Deri më tani ka konfirmuar 2077 të infektuar dhe 122 viktima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit