Koronavirusi i merr jetën të afërmit të nënkryetarit të PD, reagon ministria

Koronavirusi i merr jetën të afërmit të…

Ministria bën me dije se pacienti 68-vjeçar nga Gjirokastra vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, dhe ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Sipas MSH gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Reagimi i plotë: Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:

Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Kujtojmë se 53 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa ka ndërruar jetë një 70 vjeçare nga Durrësi, e prekur nga Covid 19 dhe me sëmundje të tjera shoqëruese, e cila ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë 63 pacientë ndodhen të shtruar në Infektiv, mes tyre dhe mosha të reja. Numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 44.

Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.|Gazetaatdheu.com|

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit