Koronavirusi i merr jetën truprojës personale të Elisa Spiropalit

Koronavirusi i merr jetën truprojës personale të…

Një gardist ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte i shtruar.

Bëhet fjalë për gardistin me inicialet G.P. 58-vjeç, truprojë personale e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Mësohet se 58-vjeçari dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë dhe ishte shtruar në spitalin Covid-2.

Përkundër kujdesit të mjekëve, ai nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit