Koronavirusi i merr jetën vëllait të Ylli Ndroqit, dedikimi: Nuk më le kurrë në errësirë, si do ia bëj tani pa ty?

Koronavirusi i merr jetën vëllait të Ylli…

Lulzim Pasmaçiu, vëllai i Ylli Ndroqit, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Vëllai i presidentit të ‘Yldon Media Group’, prej ditësh ishte infektuar me koronavirus.

Ai ishte shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Lulzim Pasmaçiu mbante postin e koordinatorit në kompaninë e “Yldon Media Group” ku i vëllai i tij është presidenti i kompanisë.

Ylli Ndroqi ndërkohë i ka kushtuar një mesazh të ndjerë, teksa ka postuar edhe foton e tij: “Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do bëhet me mua tani Luli im? Vëllai im, gjysma ime… Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im përse u ngjite lart kaq shpejt përse? Përse Zoti të mori, përse na le kështu në bosh. So do ia bëj vëllai im, si do ia bëj unë tani pa ty?…”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit