'Koronavirusi jo një sëmundje, por terror!'/ Trondit Avokati i njohur: Marrin 1.5 mln lekë për të thënë se vdiq nga virusi...

‘Koronavirusi jo një sëmundje, por terror!’/ Trondit…

Shqipëria duket sikur ndodhet aktualisht nën një “darë” të futur nga koronavirusi, me të infektuar të shumtë dhe viktima çdo ditë.

Kështu deklarohet të paktën në buletinet e përditshme zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila me anë të zyrtarëve të saj po përhap edhe thashethemet për një mbyllje të re të vendit.

Edhe pse disa masa u rikthyen, për parandalimin e virusit, në vend ka plot skeptikë që nuk besojnë në ekzistencën e tij, ose e konsiderojnë atë si një farsë.

Një nga ata është edhe avokati i njohur Zaci Islami, i cili i mbron me forcë dhe fanatizëm idetë e tij.

Ai ka hedhur akuza të forta në lidhje me virusin, duke thënë se, është një teori konspirative, e nxitur nga Iluminati dhe masonët që kanë qëllim, të marrin në dorë pushtetin.

Për “FaxNews” ai, tha se, shumë qytetarë janë duke marrë para për të deklaruar të afërmit e tyre, si të vdekur nga koronavirusi.

Avokati deklaroi:

“Nëse do vdes një ditë, nuk do të thotë se do vdes nga koronavirusi.

Më vjen mesazhi në telefon dhe më thotë vëllait tim i vdiq e vjehrra, i kërkuan spitali QSUT 1 milionë e gjysmë lekë që ta deklaronin me Covid.

Mori 1 milionë e gjysmë lekë, u deklarua me Covid. Nuk është Covid, është terror që po përhapet.

Është e qëllimshme për t’i dorëzuar pushtetin Iluminatin dhe masonët me teori konspiracioni.

Ata e nisën me marrjen e mjekësisë, drejtësisë derisa na sollën martesat burrë me burrë”.

/Gazetaatdheu.com/ 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit