Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut, kufijtë të mbyllur edhe për gushtin, lëvizje të lirë vetëm me...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut, kufijtë të mbyllur…

Maqedonia e Veriut nuk do të hapë kufijtë, ose do të ketë vetëm lëvizje të kushtëzuara për shtetasit që hyjnë nga Serbia, Kosova, Bosnja dhe Malin i Zi.

Prej korrikut Maqedonia e Veriut ka vendosur një masë ndaj këtyre 4 shteteve.

Qytetarët që vijnë nga ato vende duhet të vërtetojnë me një test “PCR- RT” jo më shumë se 72 orë të vjetër, që janë negativë me COVID-19.

Ky është kushti i cili mbetet në fuqi edhe në muajin gusht.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut nuk ka vënë masë ndaj Greqisë dhe Bullgarisë, por këto të fundit si shtete të BE-së, e kanë bllokuar hyrjen nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë rast siç konstatojnë edhe mediat maqedonase, vetëm Shqipëria mbetet vendi fqinj me të cilin mund të lëvizë lirisht pa kufizime e kushtëzime.

“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve.

E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende”,- deklaroi Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit