Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut regjistron 9 viktima dhe 193 raste pozitive në 24 orët e fundit

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut regjistron 9 viktima…

Fqinji ynë Lindor, Maqedonia e Veriut, duket se ka rënë në një fluks të lartë të të infektuarve me COVID-19, duke bërë që situata shëndetësore në vend të jetë serioze.

Sipas mediave atje, koronavirusi ka gjunjëzuar Maqedoninë e Veriut, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shifra të larta.

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1391 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 193 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus, 5 viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.

-Shkup 140

-Kumanovë 2

-Dibër 1

-Shtip 6

-Tetovë 19

-Strugë 5

-Veles 2

-Ohër 11

-Gostivar 4

-Sveti Nikollë 1

-Resnje 2

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 46 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.

-Shkup 35

-Kumanovë 1

-Shtip 6

-Tetovë 1

-Strugë 1

-Gostivar 1

-Vallandovë 1

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Për momentin në vendin tonë ka 2469 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 44.82 testime për Covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit