Lajmi i mirë për nxënësit shqiptar/ Në 14-shtator rihapen shkollat

Lajmi i mirë për nxënësit shqiptar/ Në…

Situata e krijuar në botë nga pandemia COVID-19, ka ndikuar në humbjen e vendeve të punës, rënie të aktivitetit ekonomik dhe rrjedhimisht rritje të shkallës së varfërisë.

Disa shtete kanë arritur që ta menaxhojnë mirë situatën, duke mbyllur biznese, shkolla, aktivitete, që virusi mos përhapej. 

Vendimi i  parë që morrën shtetet kudo në botë pas shpërthimit të virusit ishte mbyllja e shkollave.

Më pas, ishte e vështirë për të rikthyer nxënësit në banka, për të kufizuar përhapjen e virusit.

Kjo është kthyer në temë dite.

Në parim, shumica e shteteve mbështesin idenë e hapjes së institucioneve arsimore, duke parë si zgjidhje të problemit reduktimin e numrit të nxënësve, distancimin social, por edhe mbajtjen maskave.

Ky mendim përforcohet edhe nga studimet e shkencëtarëve.

Një studim në proces nga “Public health England”, të dhënat e të cilit pritet të dalin më vonë, tregon se ka shumë pak dëshmi të transmetimit të COVID-19 në shkolla, ndërkohë që ka prova të shumta se fëmijët kanë shumë më pak gjasa të sëmuren sesa adultët.

Nisur nga kjo, Britania e Madhe është e para që përshpejtoi planet për rihapjen e shkollave për të gjithë nxënësit muajin që vjen.

Për Kryeministrin Boris Johnson, kthimi i nxënësve në banka pas disa muajsh mungesë është prioritet kombëtar dhe se në çdo izolim tjetër të mundshëm, ato do të jenë të fundit që do të mbyllen.

 Kryeministri italian gjithashtu nuk ka asnjë dyshim për hapjen e institucioneve arsimore.

Ndërsa Gjermania riktheu nxënësit që dje në shkolla, duke ruajtur distancën fizike dhe maskën në korridore.

Ndërsa në shtetet e bashkuara, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar hapjen e shkollave në fund të këtij muaji, ndonëse shumë shtete ngurrojnë.

Eksperti i shëndetit publik në vendin tonë, Erion Dasho, vetëm pak ditë më parë i ka kërkuar qeverisë të mos i privojë fëmijët nga shkolla.

Ai apelon që të gjendet mënyra për të ruajtur shëndetin fizik të fëmijëve, por edhe atë mendor e social.

Gjithë çfarë kërkohet është balanca e frenimit të përhapjes së COVID-19, por pa penalizuar fëmijët.

“Është koha që Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë të ngrenë një grup ekspertësh, të cilët të analizojnë evidencat dhe të marrin vendimin se si do të funksionojnë shkollat gjatë vitit shkollor 2020- 21: në kushte normale, online apo me sistem miks.

Ndonëse është shumë vonë për përgatitje të plota dhe gjithëpërfshirëse, të paktën të merren masa për të krijuar një sistem për menaxhimin e mësimit që viti i ri shkollor të mos i gjejë mësuesit shqiptarë duke përdorur rrjetet sociale për mësimdhënie”.

Rrisku i fëmijëve ndaj koronavirusit dhe roli i tyre në transmetimin e virusit ka qenë një nga temat më të debatueshme.

Por, pavarësisht debateve shkencore mbi rolin e shkollave në përhapjen e COVID19, sëmundshmëria dhe vdekshmëria në moshën pediatrike rezulton shumë e ulët në raport me adultët.

/Burimi: PANORAMA/ Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit