Koronavirusi ‘mposht’ sëmundjet më të pakurueshme/ OKB mesazh Shqipërisë: Numri i viktimave do të kalojë...  

Koronavirusi ‘mposht’ sëmundjet më të pakurueshme/ OKB…

Që prej shpërthimit të pandemisë e deri më sot, e gjithë bota po përballet që ta shmangë këtë lloj ‘armiku’.

Siç duket edhe vendi ynë nuk ngelet pas.

Prej 8 marsit të 2020-ës në Shipëri janë raportuar ashtu si raste të reja edhe viktima.

Vendi ynë po përballet me shifra të larta të pacientëve që ndërrojnë jetë duke rritur alarmin pranë autoriteteve shëndetësore.

Mungesa e shtretërve dhe pajisjeve mjekësore për përballimin e pandemisë shihet si përkthyes i një numri edhe më të lartë vdekjesh.

Në të njejtin konkluzion ka dalë edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në një raport mbi menaxhimin e pandemisë.  

Ekspertët e OKB japin alarmin se sistemi shëndetësor në vendin tonë është mjaft i dobët dhe se duhet një përmirësim i tij.

Në të kundërt raporti i OKB paralajmëron se numri i vdekjeve nga Covid-19 do të jetë më i lartë se i vdekjeve nga sëmundjet e tjera.

Në raport thuhet:

Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të tejngarkohet së shpejti nga epidemia e COVID-19, nëse nuk mbështetet si duhet.

Siç theksohet edhe në Analizën e Situatës, vdekjet nga virusi mund të tejkalohen së shpejti nga vdekjet që ndodhin për shkak të sëmundjeve të parandalueshme ose të trajtueshme, që nuk do të menaxhoheshin dot më tej për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësor.

/Burimi: OKB/Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit