Koronavirusi në Iran/ BBC: Qeveria e Teheranit manipuloi shifrat e viktimave

Koronavirusi në Iran/ BBC: Qeveria e Teheranit…

Koronavisuri në Iran ka bërë namin, por shifrat janë manipuluar dhe fshehur.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Iran, është thuajse sa trefishi i atyre që pretendon qeveria e këtij vendi.

Kështu thuhet në një investigim të BBC realizuar nga seksioni i saj në Lindjen e Mesme.

Rrjeti i njohur mediatik ka zbuluar se teksa qeveria thotë zyrtarisht se kanë vdekur 14.405 persona nga virusi deri më 20 korrik, numri i vërtetë është të paktën 42 mijë.

Kurse numri i personave të infektuar është sa dyfishi i të dhënave zyrtare: 451 mijë, ndryshe nga qeveria që thotë se janë 278 mijë.

Vdekja e parë nga Covid-19 në Iran është regjistruar më 22 janar, thuajse një muaj përpara se qeveria të deklaronte rastin e parë zyrtar, shkruan BBC.

Gjatë javëve të fundit, Irani ka njohur një rritje të ndjeshme të rasteve.

Numrat zyrtarë tregojnë se Irani është vendi më i prekur nga virusi në Lindjen e Mesme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit