Koronavirusi në Kosovë, edhe kryeministri Hoti rezulton pozitiv në testim

Koronavirusi në Kosovë, edhe kryeministri Hoti rezulton…

Koronavirusi në Kosovë është aq agresiv sa atij nuk i kanë shpëtuar as figurat më të larta të shtetit.

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti, është personaliteti i radhës që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë lajmërim e ka bërë vetë Hoti përmes një statusi në “Facebook”.

Ai shton se, ka vetëm kollë të lehtë, ndërsa thotë se, do të vetëizolohet për dy javë.

Më tej, Hoti shpjegon se, do të kryejnë punën si kryeministër i Kosovës nga shtëpia e tij.

Postimi i Avdullah Hotit në Facebook:

“Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë.

Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit