Koronavirusi në Shqipëri/ 5 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ 5 viktima në 24…

Pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. MSH bën me dije se bëhet fjalë për një 45-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçare nga Pogradeci, një 45-vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mësohet se në 24 orët e fundit Janë kryer 564 testime nga të cilët rezultuan pozitivë me koronavirus 104 persona.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit