Koronavirusi parajsë për industrinë e prodhimit të mjaltit

Koronavirusi parajsë për industrinë e prodhimit të…

Masat ndaluese kundër koronavirusit kanë ndikuar në shtimin e numrit të bletëve.

Gëzim Skermo, një bletërritës tha se ky ka qënë një vit i artë për bizneset e rritjes së bletëve.

Ferma e tij, më e madhja në vend me më shumë se 300 koshere të vendosur në malet e Moravës, është e vetmja që eksport mjalt.

Skermo tha se asnjëherë nuk ka parë një sezon me të mirë se ky që kaloi, duke e quajtur “rilindja e naturës dhe e bletëve”.

Rritje e prodhimtarisë vjen për shkak të uljes së ndotjes së ajrit për shkak të mbylljes së industrisë dhe kufizimit të makinave nga koronavirusi.

Gjithashtu, fermerët kanë ulur sasinë e pesticideve të përdorura.

Skermo tha se këtë vit, në krahasim me vitin 2016 dhe 2017 ku 40 për qind e koshereve në vend u shua , vendi humbi 60 milionë euro, prodhimi i sasisë së mjaltit do të rritet.

Ferma e Moravës prodhon 5 deri në 15 ton mjaltë çdo vit, të llojeve të ndryshme.

/Exit.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit