Koronavirusi po bën namin? Worldometer: Mbi 6 milionë persona janë shëruar...

Koronavirusi po bën namin? Worldometer: Mbi 6…

Koronavirusi vërtetë është një virus vdekjeprurës, por jo gjithmonë ajo që përflitet duhet marrë si kapitale.

Në botë janë shumë më pak ata që kanë humbur jetën, nga ata që e kanë fituar sot betejën me COVID-19, dhe që janë shëruar nga kjo sëmundje ngjitëse.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri tani në botë betejën me COVID-19, kanë arritur ta fitojnë 6 032 985 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë:

SHBA (1 164 680),

Brazili (916 147),

Rusia (422 931),

India (359 896),

Kili (245 443),

Irani (191 487),

Italia (190 717),

Gjermania (179 800),

Peru (178 245)

Turqia (175 422).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u kthyer në pandemi.

Në të gjithë botën sot, nga COVID-19 kanë humbur jetën rreth 519 000 persona, ndërkohë shifra e rasteve të konfirmuara ka arritur në mbi 10 milionë e 700 mijë.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit