Koronavirusi prek edhe Kombëtaren shqiptare, del pozitiv portieri

Koronavirusi prek edhe Kombëtaren shqiptare, del pozitiv…

Koronavirusi ka prekur edhe botën e sportit.

Së fundmi, është prekur edhe Kombëtarja e futbollit për 21-vjeçarët.

Portieri Andrea Hoxha, i lindur në Itali dhe që tashmë luan për Vilegen në ligën e pestë gjermane, ka njoftuar personalisht se është prekur nga koronavirusi.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ai njofton se ka dalë pozitiv me COVID, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Përshëndetje! Të dielën kam bërë testin për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për momentin jam shumë mirë dhe simptomat nuk po më bëjnë keq. Në bashkëpunim me ekipin e futbollit, ekipin shëndetësor dhe menaxherin tim, po ndjekim të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos përhapet virusi. Rrini të qetë dhe shëndoshë. I juaji Andrea Hoxha.”, shkruan portieri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit