Koronavirusi prek rëndë bluzat e bardha/ 70% e rasteve të reja në Spanjë janë personel shëndetësor

Koronavirusi prek rëndë bluzat e bardha/ 70%…

Gjate 24 oreve te fundit , ne Spanje jane shenuar me shume se 70% e te infektuar me koronavirus te cilet jane personel shendetesor, si mjekë, infermierë, sanitarë etj.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë. Nga 867 rastet e reja, 631 janë punonjës shëndetësie, një trend kjo që prej disa ditësh ka filluar të rritet.

Në dy spitalet, një në Madrid dhe një në Katalonja, më të prekurat nga koronavirusi në Spanjë janë infektuar 11% e personelit shëndetësor.

Kujtojmë që ditët e fundit në Spanjë numri i viktimave nga koronavirusi është ulur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 185 persona, duke e çuar në 25.613 në total.

Që prej 2 majit, Spanja nisi lehtësimin e masave kufizuese. Njerëzit kanë dalë për të shëtitur, vrapuar dhe për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme. Po ashtu edhe daljet me biçikleta janë të lejueshme.

Pak ditë më parë në Spanjë u lejua për herë të parë pas gati 2 muaj izolim shëtitjet e fëmijëve me prindërit. Megjithatë mbeten ende në fuqi rregullat e distancimit fizik dhe oraret e kufizuara për të shmangur turmat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit