Koronavirusi/ Rëndohet gjendja shëndetësore e pacientëve të shtruar tek Infektivi

Koronavirusi/ Rëndohet gjendja shëndetësore e pacientëve të…

E dhëna më shqetësuese sot, lidhur me Covid-19, është shtimi i rasteve që janë ne gjendje të renduar shendetesore. Sipas Genta Qirjakos, specialiste në ISHP, po rëndohet gjendja shëndetësore e pacientëve në terapi intensive. Janë 10 pacientë në terapi intensive, ku 4 prej tyre janë të intubuar.

“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura. Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara”, – tha Genta Qirjako.

Sot në vendin tonë u konfirmuar 68 raste të reja me koronavirus, si dhe 2 gra humbën jetën./GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

Vijojnë shifrat e larta/ 68 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Covid-19/ Dy gra humbin jetën tek ‘Infektivi’, rritet numri i të intubuarve

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit