Koronavirusi, rrugët e këtij shteti mbushen me trupa të pajetë

Koronavirusi, rrugët e këtij shteti mbushen me…

Rrugët e kryeqytetit të Ekuadorit janë mbushur me trupa të pajetë për shkak të pándemisë së kòronavirusit. Ndërkohë që piku nuk ka arritur në Amerikën Latine. Ekspertët e mjekësisë ligjore u panë duke marrë trupin e pajetë të një 65 vjeçari, i cili dyshohet se ndërroi jetë nga kòronavirusi.

Ekuadori ka më shumë se 31 mijë raste të konfirmuara me Covid-19 dhe numëron 1569 jetë të humbura. Mbetet vendi i tretë më i prekur pas Brazilit me 7,921 viktima dhe 114,715 raste dhe Meksika e cila ka regjistruar 2,271 vdekje dhe 26.025 raste.

Disa vende, përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Republikën Dominikane kanë vendosur që të rrisin masat për parandalimin e përhapjes së vírusit. Organizata e Shëndetit Pan Amerikan (PAHO) u ka kërkuar qeverive të jenë ‘të kujdesshëm’ kur të lirojnë kufizimet, duke paralajmëruar që transmetimi i virusit mbetet ‘shumë i lartë’ në Brazil, Ekuador, Peru, Kili dhe Meksikë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit