Koronavirusi sërish në Shtëpinë e Bardhë, ja kush ju infektua presidentit Trump

Koronavirusi sërish në Shtëpinë e Bardhë, ja…

Koronavisuri prek një tjetër figurë të lartë të administratës “Trump”.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi lajmin se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, u testua dhe rezultoi pozitiv me COVID-19.

Kjo e bën ata zyrtarin më të të lartë të administratës “Trump”, që infektohet nga virusi.

O’Brien ka simptoma të lehta dhe ndodhet në vetizolim, ndërkohë që po punon nga një vendndodhje e sigurt jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, thuhet gjithashtu se, nuk ka rrezik për ekspozimin ndaj tij, të Presidentit Trump, apo Nënpresidentit Pence.

Puna e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vazhdon pa ndërprerë, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

/Burimi: VOA/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit