Koronavirusi/ Tirana rrezikon të mos ketë transport publik pas të Hënës? Merret vendimi i rëndësishëm...

Koronavirusi/ Tirana rrezikon të mos ketë transport…

Shtimi i numrit të të infektuarve me koronavisur në ditët dhe javët e fundit, ka rrezikuar lënien e kryeqytetit pa transport urban nga java që vjen.

Pak më herët u njoftua se transporti urban do të mbyllej ditën e hënë, kjo për shkak të situatës së krijuar.

Mosrespektimi i masave të higjienës dhe rritja e rasteve me koronavirus në vend, duket se janë arsyet kryesore.

Mirëpo së fundi është zbardhur se, transporti publik do të vazhdojë edhe këtë javë.

Sipas “FaxNews TV” raportohet se, në varësi të situatës do të vendoset më pas për ditët në vijim.

Kujtojmë se, operatorët e transportit publik, sërish kërkojnë nga Bashkia apo edhe nga qeveria, heqjen e akcizës së naftës dhe uljen e çmimit të karburantit.

Ata deklarojnë se, kjo situatë po i çon drejt falimentimit./Burimi: FaxNews/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit