Koronavirusi/ Ulet numri i fataliteteve në Itali, ja sa ishin në 24 orët e fundit

Koronavirusi/ Ulet numri i fataliteteve në Itali,…

Ulet numri i fataliteteve në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 274 viktima dhe 1,401 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 29,958 dhe numri i personave të infektuar në 215,858.

Deri më sot rezultojnë 96,275 pacientë të shëruar nga Covid 19 në Itali dhe janë 3,030 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në repartet e terapisë intesive në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 pacientë më pak.

Në rajonin e Lombardisë sot janë regjistruar 720 raste pozitive më shumë dhe 164 viktima në 24 orët e fundit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit