'Korrupsion pasiv e pastrim parash', SPAK arreston Evis Berberin

‘Korrupsion pasiv e pastrim parash’, SPAK arreston…

Është arrestuar nga Policia Evis Berberi, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar i shumëpërfoplur shpesh për abuzimet me tenderat e ndërtimit të rrugëve dhe vjedhjet e fondeve që ishin të destinuara për investim.

Berberi u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organziuar, pas një hetimi që nisi për të rreth dy javë më parë teksa akuza që rëndon ndaj tij është ajo e “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimit të parave”.

Hetimi ndaj Berberit lidhej me shitjen e një kompanie në vitin 2018, ku sipas hetimeve rezulton se transferimi i kompanisë të jetë bërë fiktivisht “sa për sy e faqe”, me qëllim që ai të shmangte konfliktin e interest përpara se të emërohej këshillëtar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Evis Berberi shfaqej vazhdimisht në kantierët e ndërtimit krah kryeministrit Edi Rama dhe zëvendës-kryeministres njëherësh ministers së Infrastrukturës Belinda Balluku. Ai u emëruar në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, teksa si duket ka ‘nuhatur’ shijen e prangave dhe ka dhënë dorëheqjen nga ky post disa ditë më parë!

Nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Berberin në postin që ai mbante.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit