Korrupsioni ”bën namin” në zyrat e shtetit, Rama del me ide ”gjeniale”: Do ngrihet një rrjet spiunësh

Korrupsioni ”bën namin” në zyrat e shtetit,…

Në spitale dhe në të gjitha institucionet e shërbimit do të vendosen persona të cilët do të ‘spiunojnë’ veprimet korruptive. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një takimi që pati sot me mjekë në ambientet e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

“Ne jemi në proces të ndërtimit të një rrjeti antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë publik. Kjo është arsyeja që edhe në spitale do të shtrijmë deri në fund, si në të gjitha institucionet, rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë, për të ndarë dhe për të kontribuar në ndarjen e të njomit nga i thati”, tha Rama.

Ai u shpreh se vetëm përmes këtij rrjeti mund të luftohet korrupsioni dhe do ët rriten të ardhurat e vendit:

“Nuk ka luftë kundër korrupsionit nëse ajo nuk zhvillohet brenda shtetit. Vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi, dinjiteti dhe respekti. Shqipëria do të ngjitet në majë. Shteti do të bëhet aleati i domosdoshëm i qytetarëve”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit