Kosova detyron nacionalistët serb të kthehen pas, ishin nisur pa test PCR

Kosova detyron nacionalistët serb të kthehen pas,…

Pjesëtarë të lëvizjes nacionaliste serbe Leviathan ishin nisur drejt Kosovës por autoritetet e Kosovës i kanë kthyer pas, pasi nuk kishin test PCR për Covid-19.

Pavle Bihali nga lëvizja Leviathan e dha lajmin përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Veriu i Kosovës mund të kalohet vetëm në këmbë. Gjithçka është ende e bllokuar. Dhe një paralajmërim: kërkohen teste të PCR. Pra pa asnjë shans që ju t’i afroheni asaj,” tha Bihali në një video.

Bihali është udhëheqësi i lëvizjes Leviathan, e cila, nën maskën e luftimit për të drejtat e kafshëve, ndjek qëllime ekstremiste dhe nacionaliste që synojnë krijimin e të ashtuquajturit “Bota serbe”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit