Kosova dhe Serbia firmosin marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë

Kosova dhe Serbia firmosin marrëveshjen në Shtëpinë…

Historike! Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më në fund marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshje që nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje ndaras me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj ceremonie i pranishëm ka qenë presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ishte ndërmjetësues i marrëveshjeve të nënshkruara nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

Njoftimi i së enjtes në mbrëmje i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcaktoi se çfarë do të nënshkruhet dhe nëse bëhet fjalë për një marrëveshje dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, që prej 3 shtatorit kanë zhvilluar takime me ndërmjetësimin e këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe të dërguarin e presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Këto takime u tha se kishin në fokus bashkëpunimin ekonomik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara u përfshín në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.White House Talks: Kosovo, Serbia mark progress, says National Security  Advisor - Gazeta Express

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit