Kosova e 'prerë' kundër nismës “Open Balkan”! Kurti pa koment

Kosova e ‘prerë’ kundër nismës “Open Balkan”!…

‘Open Balkan’ është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e nismës. Ndërkohë pas takimit të djeshëm në kuadër të nismës, zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk i është përgjigjur pyetjeve të REF lidhur me nismën, që mblodhi në Beograd Vucic, Ramën dhe Dimitrov.

Burime në qeverinë e Kosovës:

Kosova nuk është pjesë e nismës, ndaj preferojnë të mos i komentojnë zhvillimet e këtyre ditëve. Ata shtuan megjithatë se qëndrimet e Qeverisë së Kosovës kundër kësaj iniciative “tashmë janë të njohura.

Ndërkohë kundër nismës është deklaruar edhe Albin Kurti, i cili më herët është shprehur se nismën nuk e sheh në dobi të Kosovës, teksa ka theksuar se Procesi i Berlinit është korniza dhe rruga e duhur për integrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kurti:

Qeveria e Kosovës është Qeveri e një shteti sovran. Ne përfaqësojmë popullin e Kosovës pas zgjedhjeve që i kemi fituar masivisht, si asnjëherë më parë, dhe çfarëdo bashkëpunimi që zhvillohet, zhvillohet në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë interes të Kosovës, me një Serbi që mohon krimet e luftës, dhe nuk e njeh pavarësinë, të bëhemi bashkë e të vendosim me shumicë votash aty.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit