"Kosova është Evropë", Deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë e KE

“Kosova është Evropë”, Deputeti ukrainas flet shqip…

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka folur disa fjalë shqip, gjatë fjalimit të tij në Asmblenë e Këshillit të Evropës.

Gjatë fjalës së tij deputeti ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Këshillit të Evropës, ndërsa ka theksuar se autokracitë dhe tiranitë po përpiqen ta përdorin këtë rajon për të pasur më shumë kaos në botë.

Fjalimin e tij, Goncharenko e mbylli në shqip, duke theksuar se Kosova është Evropë.

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Për momentin dymbëdhjetë vende nuk e kanë njohur atë. Ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç ata luftuan për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre. Ata duhet të jenë këtu së bashku me ne. Ata duhet të jenë pjesë e Këshillit të Evropës. Vetëm kështu mund të jemi më të fortë dhe ky vend do të lulëzojë gjithashtu. Unë e kam sponsorizuar projektligjin në parlamentin ukrainas për të mbështetur dhe njohur pavarësinë e Kosovës dhe ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë, dhe së bashku të ecim përpara. Pra, le të mbështesim botën e lirë, le të jemi më të fortë, më të mëdhenj, le ta mbështesim Ballkanin Perëndimor dhe Kosova është Evropë”, tha Goncharenko.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit