Kosova gati të rikthejë izolimin total në rast se numri i të prekurve me COVID vazhdon të rritet

Kosova gati të rikthejë izolimin total në…

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin në lidhje me numrin e madh të rasteve të reja me COVID-19 ditët e fundit.

Ai ka thënë se, nëse kjo rritje vazhdon do të rikthehen masat e izolimit total.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë.

POSTIMI I PLOTË:

“Të shtunën në Kosovë janë konfirmuar edhe 96 raste me coronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2590. Raste aktive janë 1148. 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar dje se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 87 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve, tani ka arritur në 1394.

Në mesin e 96 rasteve të konfirmuara të shtunën si pozitivë në testin për COVID-19 është edhe deputeti i LDK-së Kosovës, Arben Gashi dhe familja e tij.

Që nga mesi i muajit mars, kur janë paraqitur rastet e para me sëmundjen COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 48 pacientë”./Gazetaatdheu.com/ 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit