Kosova i vendos pullën e kuqe Big Brother VIP, do të shihet vetëm me kod

Kosova i vendos pullën e kuqe Big…

Autoritetet në Kosovë kanë vendosur që Big Brother të kufizohet për audiencën e pambrojtur nga dhuna, fjalori banal apo skenat e turpshme. Emisionet e zhanrit “Reality Show” janë përhapur shumë në vitet e fundit, kjo edhe për shkak të fitimeve që u sjellin kompanive mediatike që i transmetojnë. Këto emisionie kanë ndikim të madh në formësimin e opinionit publik, e sidomos të fëmijët dhe adoleshentët, të cilët krijojnë idhujt frymëzimi për karakterit të tyre.

Shpesh personazhet mediocre promovohen si shembuj të shoqërisë, dhe për këtë fakt emisioni duket se nuk do të transmetohen më kaq lirshëm në Kosovë. Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur konsiderimin e tyre si përmbajtje për të rritur. Tashmë ato janë klasifikuar programe të papërshtatshme për fëmijët, pasi dëmtojnë shëndetin e tyre mendor dhe moral.

Për këtë, kryetari i bordit të medias Jeton Mehmeti u shpreh se “Big Brother VIP Kosova” do të jetë program me kod njëlloj si filmat për të rritur. Ai shtoi se nisma të tilla minimizojnë efektin negativ te fëmijët. Nuk dihet nëse Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri do të marrë të njëjtat masa për mbrojtjen e të rinjve në Shqipëri, në një kohë kur emisione të tilla antivlerë janë përhapur shumë në mediat shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit