Kosova kap qumështin me helme, po AKU çfarë bën me llumrat tanë në Shqipëri?

Kosova kap qumështin me helme, po AKU…

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të një serie të qumështit “VITA UHT 3.2% yndyrë”, pasi analizat laboratorike të kryera në Kosovë dhe në Institutin për Sigurinë e Ushqimit në Linz të Austrisë konfirmuan tejkalim të normave të lejuara të aflatoksinës M1. AUV u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë atë dhe ta kthejnë menjëhitë në pikën e shitjes.

Ndërsa në Kosovë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën punën e rregullatorit real duke bllokuar me urgjencë serinë e qumështit “VITA 3.2%” për shkak të nivelit kancerogjen të aflatoksinës M1 dhe duke u bërë thirrje hapur qytetarëve që ta kthejnë produktin në dyqan, pyetja që djeg çdo konsumator këtej kufirit është e thjeshtë: Po në Shqipëri, çfarë bën AKU me llumrat tanë?

Reagimi me transparencë radikale i autoriteteve të Prishtinës, që çuan mostrat deri në laboratorët e Austrisë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të tyre, nxjerr bilancin e zi të institucioneve tona në Tiranë.

Në Shqipëri, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vazhdon të mbyllë sytë përballë skandaleve të ngjashme. Ndërsa në Kosovë publikohet kodi i serisë, data e prodhimit dhe emri i kompanisë në mënyrë që asnjë fëmijë të mos konsumojë qumësht të kontaminuar, AKU mjaftohet me inspektime burokratike nëpër letra, duke mos njoftuar kurrë publikun se cilat produkte me helm apo mikrobe qarkullojnë lirisht në supermarketet tona.

Heshtja e AKU-së përballë kontrollit të ushqimeve dhe produkteve të skaduara apo të kontaminuara tregon se mbrojtja e konsumatorit shqiptar ka mbetur në mëshirë të fatit, ndërsa instituti rregullator vazhdon të tolerojë llumrat e tregut lokal pa asnjë llogaridhënie.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit