Kosova lehtëson masat anti-Covid, ndryshon ora policore

Kosova lehtëson masat anti-Covid, ndryshon ora policore

Qeveria Hoti ka miratuar ditën e sotme masat e reja anti-Covid në Kosovë. Masat e reja pritet që të hyjnë në fuqi nga kjo fundjavë e në vazhdim. Masat e reja do të lehtësojnë hyrje-daljen e njerëzve dhe të disa aktiviteteve dhe dyqaneve.

Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Masat e marra:

Sipas masave të reja të komunat me rrezik të mesëm dhe të ulët operatorët ekonimikë (restorante, mensa, lokale, hotele) do të punojnë deri në orën 22:00 ndërsa  më pas do të kenë vetëm shërbimin me vete.

Te këto zona nuk do të ketë pengesë në lëvizjen e qytetarëve.

Dyqanet do të jenë hapur nga ora 05:00 deri në 22:00.

Ndërkohë që të komunat me rrezikshmëri të lartë lëvizja e qytetarëve do të jetë deri në orën 21:30.

Qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë duhet të kenë një test Covidi negativ të bërë në 72 orët e fundit.

Personat mbi 65 vjeç u lejohet që të dalin në fashën orare 6:00 – 10:00 dhe 16:00 – 19:00.

Transporti publik do të punojë vetëm me 50% të kapaciteteve.

Taksitë do të punojnë me 1 pasagjer, ose me 3 nëse janë anëtarë të një familje.

Pishinat, kinematë, teatrot dhe sallat e argëtimit do të lejohën hëpur vetëm me 40% të kapaciteteve të tyre.   

Që nga fillimi i pandemsië deri tani janë regjistruar 54.839 persona me Covid, ndërsa 1.392 të tjerë kanë humbur jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit