Kosova luan sot ndaj Greqisë, por e mbushur me mungesa

Kosova luan sot ndaj Greqisë, por e…

Përfaqësuesja e Kosovës startoi me hap fals kompeticionin e Ligës së Kombeve. Ajo nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Moldavisë, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës ku edhe pse krijoi shumë raste shënimi dhe dominoi lojën fati nuk deshi që të fitonte.

Kosova nuk ka kohë të “qajë” barazimin pasi sonte pret në shtëpinë e saj, stadiumin “Fadil Vokrri” , kombëtaren e Greqisë. Do të luhet pra derbi I parë ballkanik midis këtyre dy skuadrave.

Grekët vijnë si favoritë në ndeshjen e sotme por dhe Dardanët synojnë marrjen e tre pikëve, sepse kjo kombëtare ka treguar që ka një grup lojtarësh që lozin futboll cilësor , një skuadër kompakte që luan me fort dhe me zemër e cila na surprizon shumë herë duke marrë fitore kundër skuadrave më të forta se ajo.Kosovë – Greqi, ky pritet të jetë formacioni i “Dardanëve” | Iliria News  Agency

Trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes pranoi faktin që grekët vijnë si favoritë të takimit dhe te grupit C por më e rendësishmja tha ai ëeshtë që skuadrën e ka pregatitur mjaft mirë për të zhvilluar një takim dinjitoz dhe të luftuar, ku do të kërkohet fitorja.

Trajneri Challandes është shumë optimist për ndeshjen por duhet ti bëjë llogaritë me shumë kujdes prej mungesës se 8 lojtarëve. Vedat Muriqi e Edon Zhegrova janë të démtuar, kurse 6 futbollistët e tjerë Rashica, Shala, Kryeziu, Kololli, Paçarada e Rashani nuk kanë ardhur me skuadrën sepse nuk janë lejuar nga klubet përkatëse që të udhëtojnë drejt Kosovës.

Duke parë mungesat e shumta dhe të rëndësishme në ekip zviceriani Challandes ka thirrur në kombëtare mesfushorin e Partizanit Rron Broja dhe mbrojtësin e Ballkanit Armend Thaçi. Pjesë e grupit për këtë takim janë bërë dhe futbollistët e ardhur nga U21-shi si e Muslija, Kastrati e Xhemajli.Image may contain: 2 people, text that says 'KOSOVE GREQI S RES UEFA NATIONS LEAGUE E Diel, ora 20:45 LIVE'

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit