Kosova me rekord infektimesh me COVID për 24 orë, por ka edhe shumë të shëruar

Kosova me rekord infektimesh me COVID për…

Vazhdon me shifra të larta përhapja e koronavirusit në Kosovë.

Plot 241 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, nga 419 testime.

Numri i viktimave ka shkuar ne 150, ndërkohë gjatë ditës së fundit janë shëruar 142 të infektuar.

Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit