Kosova ndalon reklamat për Vuçiç dhe Putin

Kosova ndalon reklamat për Vuçiç dhe Putin

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar të enjten se e kanë hequr një reklamnë në Zveçan me fotografi të politikanëve të ndryshëm përfshirë presidentin e Serbisë e Rusisë me arsyetimin se nuk do të lejohen simbolika të personave që kanë qasje agresore ndaj Kosovës. Lajmin është bërë i ditur Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Përveç Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç dhe atij Rus Vladimir Putin në reklamë janë parë edhe fotografia e tenistit serb, Novak Gjokoviq, kirurgut serb, Zoran Krivokapiq, ish-drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe kryetarit të Komitetit të Republikës Srpska për ndihmë për serbët në Kosovë Milorad Arllovit.

Të gjithë janë të shpallur më parë qytetarë nderi nga komuna e Zveçanit, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe një pjesë e mirë e tyre janë shprehur publikisht kundër Kosovës.

“Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Nga sot në asnjë cep nuk do të lejohet simbolika e diktatorëve apo vendeve të cilat janë agresore në raport me Kosovën dhe ekzistencën e saj. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj, ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuara për rend e ligj dhe zbatim të kushtetutshmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.”

Reklama ka qenë i vendosur afër fshatit Banjskë, ku në shtator të vitit të kaluar një grup i armatosur serb ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit