Kosova pranë medaljes së parë olimpike, Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale në sportin e xhudos

Kosova pranë medaljes së parë olimpike, Distria…

Kosova është shumë pranë marrjes së medaljes së parë olimpike, pasi sportistja Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në sportin e Xhudos.

Ka nisur garimi me shumë pozitivitet për Kosovën që është pranë medaljes se parë olimpike në xhudo, në sportin që dominon arenën europiane e jo vetëm.

Distria Krasniqi ka mposhtur rivalen Chen Hao Lin nga Taipei me ippon, në kategorinë -48 kg duke avancuar në raundin gjysmëfinal aty ku ka shanse të mëdha për medalje.

Rivalja e luftëtares dardane do të jetë Urantsetseg Munkhbat të cilën mund ta mposhtë dhe duhet ta mposhtë. Zona e medaljes është një hap larg për Kosovën dhe Distria Krasniqin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit