Kosovë, shënohen 461 raste të reja dhe 3 viktima me koronavirus në 24 orët e fundit

Kosovë, shënohen 461 raste të reja dhe…

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.138 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 461 raste pozitive dhe janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968.

Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit