Kosova shpall “non grata” dy zyrtarë rusë

Kosova shpall “non grata” dy zyrtarë rusë

Kosova ka shpallur non grata dy zyrtarë rusë.

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës sot ka nxjerrë vendimin për shpalljen e dy zyrtarëve të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, si persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohë i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.

Osmani ka shkruar në Facebook se institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së.

“Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse. I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”, ka shkruar ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit